E fërshëllejnë në panair, Rama u tregon pyllin

Jo të gjithë ishin për të dëgjuar në të parin panair të Sporteve të Aventurës, kur fjalën e mori Kryeministri Edi Rama.

Lajme

08/12/2017 17:26

Në kohën që shefi i qeverisë nisi të flasë për potencialin që ka vendi ynë në këtë sektor, një grup nisi fërshëllimat, të cilat Rama nuk i injoroi.

“Kam një sugjerim këtu për disa djem që fërshëllejnë nga kënaqësia. Këtu afër është pylli, mund të shkoni, të hipni nëpër pemë dhe të fërshëlleni, ndërkohë që shumica dërrmuese që kanë ardhur këtu për të dëgjuar, të dëgjojnë”, tha ai.

YouTube player