E fejuara e Stresit tregon pak nga shtëpia e saj super luksoze

Në krah të Stresit, e fejuara e tij është bërë ndër femrat më të komentuara.

ShowBiz

06/12/2018 15:56

Lidhja me një rep-artist, sidomos kur bëhet fjalë për një person i cili është deklaruar shpesh si problematik, e ka bërë jetën e saj paksa të vështirë por jo edhe aq të vështirë sa për t’i dhënë fund lidhjes disa vjeçare, shkruan lajmi.net.

Pas arrestimit të Stresit të gjithë e prisnin reagimin e saj negativ, por pavarësisht pritjeve të njerëzve Kejsi e dëshmoj dashurinë e madhe për reperin.

Stresi tani do të duhej të ishte në burg, por postimet e vazhdueshme në rrjete sociale bëjnë të dyshohet për lirimin e tij.

Kejsi gjatë ditë së sotme ka ndarë me ndjekësit një video private nga shtrati e cila nuk dihet nëse është realizuar tani apo më herët.

Pas kësaj Kejsi e ka publikuar një foto me të cilën tregon pak nga shtëpia e saj luksoze në të cilën ajo ndihet më rehat se kurrë pavarësisht rrethanave./Lajmi.net/