E fejuara e Stresit thyen heshtjen, reagon publikisht pas arrestimit të reperit

Stresi ka qenë kryetemë e medieve rozë këto ditë.

ShowBiz

20/10/2018 21:25

Stresi u arrestua në dhomën e hotelit, ku gjendej me një 20 vjeçare, shkruan lajmi.net.

E fejuara e reperit, Kejsi, kishte zgjedhur heshtjen në këtë rast, ajo këto ditë publikoi një fotografi në të cilën shihet unaza e fejesës në gisht, e që fliste më shumë se fjalët.

Por, kësaj radhe ajo ka thyer heshtjen dhe ka reaguar ashpër ndaj gjithë atyre ishin kureshtarë për veprimin e saj pas ngjarjes që ndodhi me reperin.

Së pari, ajo postoi një foto të prindërve të reperit, të cilët ishin të ftuar në një emision në “News 24”, e më tej ajo iu kundërpëgjigj një komentueses.

“Seriozisht e ke ti me këtë? Po ik o e trashë si mund ta lejosh pas asaj që të bëri?”, i shkruan komentuesja.

Pas kësaj, Kejsi reagon me fjalët “Tu prish dita ty? Të vetmit njerëz të trashë janë ato që japin opinion për këtë çeshtje pa pasur fare të bëjnë me të. Unë nuk po bëj asgjë, përvecse po mbështes familjarë që janë në dhimbje për fëmijën e tyre, ndërsi ti si shumë të tjerë i jepni gojës sikur duhet të më interesojë mua opinioni juaj. Shikoni jetën tuaj, se në momentin që dikush po kalon vështirësi t’i biesh me shkelm nuk del ti më e zgjuar se unë që të dukem e trashë. S’ja uroj të keqën askujt në këtë botë e jo më njerëzve që i dua, ndaj po s’të pëlqeu mos e hap fare profilin tim. Jeta ime private do të mbetet private, gjykimi jot apo i gjithë botës është problemi juaj që interesoheni kaq shumë për mua dhe doni muhabete tavoline. Kini kujdes se mos ju kthehet juve një ditë. Kalofshi mirë!”. /Lajmi.net/