E eliminoi Man Cityn, transferohet në Real Madrid (FOTO)

Real Madrid kërkon një përforcim të madh nga Monaco.

Sport

17/03/2017 10:22

E përditshmja sportive madrilene, “AS”, ka zbuluar se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane para tre viteve ia kishte rekomanduar ekipit mbretëror  transferimin e yllit të Monacos, Kylian Mbappés.

Por, pas shkëlqimit të tij në eliminimin e Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve, ai është prapë objektiv i gjigantit madrilen, përcjell “lajmi.net”.

Vlera e Mbappén thuhet se është rreth 80 milionë euro, derisa interesim për ta transferuar kanë shfaqur edhe ekipet e tjera si: Inter, Juventus, Chelsea, Manchester United dhe City. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6