E duan të gjithë, mirëpo Man City po e rikthen në skuadër

Jadon Sancho është njëri ndër lojtarët më të përfolur në Evropë.

Merkato

16/10/2018 08:42

Jadon Sancho është lojtari i akademisë së Manchester Cityt, por që tani është i Dortmundit.

Talenti anglez është duke shkëlqyer në Bundesligë, andaj shumë skuadra i janë vënë pas, përcjell “lajmi.net”.

Manchester City thuhet se ka klauzolë për rikthimin e tij në skuadër, mirëpo me çmimin që do ta vendos Dortmundi.

Skuadra angleze mund ta rikthej Sanchon në skuadër, por që do të paguaj një shumë rreth 50 milionë funte. /Lajmi.net/