E ndihmoi të rregullonte shtëpinë, ja letra prekëse e gruas me 3 fëmijë për Aurela Gaçen

Rina është një zonjë që pavarësisht buzëqeshjeve fsheh një dhimbje shumë të madhe.

ShowBiz

28/02/2016 17:01

Prej dy vjetësh është ndarë nga jeta bashkëshorti i saj e i është dashur që të rrisë e vetme 3 fëmijë jetim në një gjendje të vështirë ekonomike.

Sikur mos të mjaftonte, banesa e saj u dëmtua nga shirat e tetorit të vitit të kaluar duke shtuar akoma më shumë vështirësitë e jetesës me fëmijët e vegjël. Për riparimin e tavanit të banesës, ajo përfitoi një pjesë të të ardhurave nga koncerti “E dua Vlorën” i organizuar nga Enrik Mehmeti i cili pati një mbështetje shumë të fortë nga Aurela Gaçe, një prej njerëzve që i gjendet gjithmonë pranë kauzave të tilla.

Rina për të shprehur falënderimin e saj këmbënguli që këto rreshta falënderimi t’i ndante me të gjithë, letër të cilën ia dorëzoi në dorë Divës me shpirt të bukur, Aurelës. Është një letër prekëse ku dhimbja gërshetohet me falënderimin e kësaj zonje të nderuar dhe të fortë.

aurela aurela1