E dua Drogban

Jose Mourinho dëshiron që Chelsea të takohet me Galatasarayn në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, në mënyrë që Didier Drogba të kenë mundësinë të rikthehet në shtëpi. Special One dëshiron të mirëpres legjendën e klubit, Drogba – i cili me golin e tij vendimtar nga penalltia ia siguroi Chelseas trofeun e parë të Ligës…

Sport

12/12/2013 14:40

Jose Mourinho dëshiron që Chelsea të takohet me Galatasarayn në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, në mënyrë që Didier Drogba të kenë mundësinë të rikthehet në shtëpi.

Special One dëshiron të mirëpres legjendën e klubit, Drogba – i cili me golin e tij vendimtar nga penalltia ia siguroi Chelseas trofeun e parë të Ligës së Kampionëve – dhe shënoi 157 gola në 348 paraqitje për gjigantin londinez.

Paraqitja e tij e fundit me fanellën e Chelseas ishte dueli në fjalë kundër Bayern Munichut, 19 muaj më parë, dhe Mourinho deklaroi: “Mendoj se ai e meriton të vijë këtu dhe të pritet ngrohtë, njësoj sikur unë kundër Hull Cityt (ndeshja e tij e parë pas rikthimit në Bridge në xhiron e parë të këtij sezoni). Por, Didier e meriton një pritje edhe më të mirë se e imja”, deklaroi Mourinho.

“E di se si jam ndjerë, andaj mendoj se edhe ai e meriton këtë. Të takohemi me Galatasarayn do të ishte vështirë, shumë vështirë, por do të më pëlqente që Didier të kthehet këtu, dhe të ndjen atë që ndjeva unë”, përfundoi ai.