E do Man Utd, Southgate vjen me përgjigje zyrtare

Gareth Southgate është bërë cak i Manchester United.

Merkato

21/01/2019 12:35

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është duke u kërkuar nga Manchester United.

Trajneri i ‘Tre Luanëve’ ka thënë se ai është i privilegjuar që është trajner i kombëtares angleze, andaj nuk po e mendon largimin.

“Është një privilegj dhe nder për mua të jem trajner i Anglisë”, ka thënë Southgate, përcjell lajmi.net.

“Ne kishim një vit të madh, andaj duam të vazhdojmë të zhvillohemi edhe më shumë.

“Në media shkruhet gjithçka, por unë ju them se nuk jam duke menduar për ndonjë skuadër tjetër (Manchester United), pasi duam të vazhdojë me kombëtaren”, ka shtuar më tej trajneri anglez. /Lajmi.net/