E dinit që tharja e rrobave brenda në shtëpi është e dëmshme?

Edhe pse në ditët me shi nuk keni zgjidhje tjetër për të tharë rrobat tuaja, tharja e tyre në ambientet e brendshme të shtëpisë suaj mund të jetë mjaft e dëmshme.

Lifestyle

26/03/2016 02:00

Ky veprim e bën shtëpinë më të lagësht. E bën një mjedis të përsosur ku myku dhe kërpudha të tjera duan të jetojnë. Shkencëtarët nga Anglia kanë zbuluar se tharja e rrobave në shtëpi shkakton probleme të frymëmarrjes.

Uji nga rrobat shkon në ajër duke e bërë atë më të lagësht. Gati 2 litra ujë qarkullon në ajër vetëm nga rrobat. Kjo do të thotë që lagështia është rritur me 30%. Ky mjedis është ideal për spore myku dhe merimangat pluhur.  Ajo që të paktën mund të bëni  është t’i vendosni rrobat brenda në ballkon e mos t’i varni jashtë nëse nuk dëshironi./shekulli