A e dini se i keni tre mundësi të bini në dashuri?

Përgjatë jetës, ne vazhdimisht biem në dashuri dhe ndahemi – ndonjëherë vetëm për t’u bërë prapë bashkë.

Lifestyle

16/12/2016 12:41

Disa njerëz futen në zemrën tonë, disa tjerë largohen dhe çdo njeri pëson ndryshime emocionale për shkak të këtyre, transmeton Telegrafi.

Por, psikologët thonë se një person mund të bie në dashuri vetëm tri herë. Një eksperiencë e tillë, sipas tyre, është e rëndësishme dhe e domosdoshme.

Dashuria përrallore

Shpeshherë dashuria jonë e parë vjen kur ne jemi shumë të ri. Kur kjo dashuri vjen, ne ndjehemi sikur po i përjetojmë ndjenjat të cilat i kemi lexuar vetëm në përralla. Prandaj, ne e idealizojmë atë dhe besojmë se do të zgjasë përjetë.

Në këtë pikë, ne kemi tendenca të bëjmë gjëra të cilat shokët apo anëtarët e familjes, presin që ne t’i bëjmë. Refuzojmë t’i kushtojmë vëmendje problemeve të vogla dhe jemi të përgatitur t’i sakrifikojmë parimet tona për hatër të lidhjes sepse besojmë se lidhja e dashurisë është gjithçka që na duhet.

Mënyra se si duket lidhja nga jashtë, është më e rëndësishme sesa ajo çfarë ndjejmë.

Një dashuri e tillë na mëson se kujdesi ndaj partnerit është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për veten.

Dashuria e komplikuar

Dashuria e dytë në jetë është më e komplikuara. Me vetëbesim se kemi mësuar nga gabimet e përvojave të mëhershme, ne kujdesemi që të zgjedhim një lloj krejt tjetër të partnerit. Të paktën kështu mendojmë ne, transmeton Telegrafi.

Kështu, ne jemi më të prirë të manipulohemi, të gënjehemi, por edhe të lëndohemi.

I ‘kapemi’ çdo mundësie për ta përmirësuar lidhjen, por çdo përpjekje e re përfundon në dështim më të madh. Kjo dashuri është dramë e vërtetë me momente të herëpashershme të lumturisë.

Sidoqoftë, kjo dashuri na mëson neve se është e rëndësishme të duam dhe të duhemi, përndryshe nuk do të funksionojë.

Dashuria e pjekur

Dashuria e tretë na u shfaqet në jetë kur ne kemi hequr dorë së prituri. Vjen papritur dhe nuk i përshtatet idesë sonë se si duhet të jetë dashuria e vërtetë. Nuk shfaqet e përsosur, por është një dashuri e vërtetë, e karakterizuar nga ndjenja të jashtëzakonshme – diçka që nuk mund të shpjegohen me fjalë.

Në këtë fazë të jetës, ne nuk kemi më pritshmëri. Nuk humbim kohë së menduari karakteristikat të cilat dashuria e jetës sonë duhet t’i ketë. Prandaj, më në fund mësohemi ta pranojmë partnerin për atë që në të vërtetë është.

Dashuria e tillë na mëson të bëhemi të vërtetë dhe se një lidhje e mirë nuk ka nevojë të jetë e përsosur.