A e dini sa është vlera e kombëtares së Turqisë?

Përfaqësuesja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen e katërt kualifikuese për Kampionit Botëror.

Sport

11/11/2016 17:19

Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki, në kuadër të grupit ‘I’, do të jetë mysafire e Turqisë së Fatih Terimit.

Dallimi si në cilësi e po ashtu edhe në vlerën e ekipeve, është shumë i madh.

Ekipi kombëtar i Turqisë sipas ‘Transfermark’, vlen 167 milionë euro, ndërsa lojtari më më vlerë është Arda Turan i Barcelonës, që llogaritet 28 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se ekipi i Kosovës me lojtarët e ftuar për këtë ndeshje sipas vlerave të përcaktuar sipas ‘Transfermarkt’, vlen 20 milionë euro.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.