A e dini pse stadiumi i Shqipërisë do të ndërtohet me kullë?

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbrojtur ndërtimin e kullës në stadiumin “Arena Kombëtare’.

Sport

29/04/2016 17:47

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të territorit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbrojti projektin për stadiumin e ri ‘Arena Kombëtare’, duke dhënë për këtë disa arsye.

Ai e quajti të pakuptimtë debatin e nisur për kundërshtimin e kullës së tij, shkruan Topp Channel.

“Stadiumet me kullë nuk janë shpikje e kësaj kohe dhe nuk është shpikje e arkitektëve italianë. Do të isha i lumtur sikur të bënim ne të parën kullë, pavarësisht gjithë baltës dhe keqkuptimeve. Por nuk është e para. Kullat dhe stadiumi kanë bashkëjetuar qysh në vitet e para të shekullit të kaluar. Mjafton të shohësh Olimpia Stadion, stadiumin aktual të Firences me kullën e vjetër të ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, plot e plot stadiume të gjeneratës së fundit që kanë kullën si element”, u shpreh Rama.