E dini pse iu vjen të këndoni në dush?

Mund të mos jeni këngëtar profesionist, por kjo nuk do të thotë se nuk guxoni të këndoni.

Fun

22/11/2015 20:18

Ndoshta e keni vërejtur se sapo hyni në dush iu vjen që të këndoni këngën tuaj të preferuar, madje edhe zëri juaj edhe iu pëlqen.

Sipas zbulimeve një gjë e tillë ndodh pasi që në ambient të hapur ju nuk keni rast që të dëgjoni zërin tuaj tek përsëritet, por kjo nuk ndodh edhe në banjë.

Aty jeni në mes të katër mureve, zëri bën jehonë të cilën veshi juaj ka rast ta dëgjojë, kështu që duket se ju po këndoni më mirë sesa në ambient të hapur.

Edhe objektet brenda banjës janë të atilla që nuk absorbojnë zërin, kështu që ajo çfarë ju këndoni duket se po vjen më fuqishëm. /Klan Kosova