E dini përse shërben gavra midis hundës dhe buzës së sipërme? (Video)

Mësoni përse e kemi atë lug nën hundë, mbi buzën e sipërme, si quhet ajo dhe çfarë rëndësie ka për ju.

Lifestyle

16/01/2018 21:22

Të gjithë e kemi një lug të pazakonshëm mu nën hundë, në mes, mbibuzën e sipërme. Biologët një kohë të gjatë i ka preokupuar çështja përse e kemi këtë lug. Përgjigjja është kjo.

Thënë shkencërisht, fjala është për filtrumin i cili për fytyrën e njeriut pothuajse do të thotë njësoj si hunda dhe sytë. Mirëpo, çfarë është filtrumi dhe përse e kemi?

Sipas të dhënave që i kemi, shpjegimi është i lidhur me mënyrën në të cilën fytyra na formësohet gjatë zhvillimit, transmeton Telegrafi.

Filtrumi shënon lokacionin në të cilin pjesët e ndryshme të fytyrës bashkohen.

– Në atë vend mozaiku i fytyrës së njeriut bëhet një. Tri pjesë kryesore të mozaikut takohen në buzën e sipërme, duke formuar gavrën e cila quhet filtrum – shpjegon dr. Michael Mosley në videon e programit të BBC-së “Inside the Human Body” (Brenda trupit të njeriut).

Zhvillimi i fytyrës ndodh midis muajit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë, prandaj nëse fytyra nuk formësohet gjatë asaj periudhe, për arsye gjenetike dhe arsye të tjera, atëherë kurrë nuk do të formësohet.

Shikojeni videon:

YouTube player