A e dini çka ndodh kur hani vezë çdo ditë?

Vezët janë të pasura në hekur, proteina, amino-acide dhe antioksidantë. Ato janë të shkëlqyera.

Lifestyle

30/09/2016 13:25

Por çfarë ndodh kur hamë një çdo ditë?

Besohej se ngrënia e shumë vezëve shkaktonte rritjen e kolesterolit, por eksperti dr. Frankie Philips, një dietolog nga British Dietetic Association tha: “Nuk ka një numër të caktuar vezësh që mund të hash gjatë një dite, por porcioni i arsyeshëm do ishte dy vezë të ziera, të skuqura ose të pjekura në ditë. Këto do ju sigurojnë 12 gram proteina dhe sasi të mjaftueshme vitaminash, A, B dhe selenium“

Është mirë që të konsumohen me lëng portokalli, i cili siguron vitaminën C dhe ndihmon në thithjen e hekurit të vezëve.
Një vezë në ditë mund të ketë shumë të mira për shëndetin tuaj, shkruan Tv Klan.

Sipas Healthy Food House, vezët mund të përmirësojnë sistemin imunitar, të forcojnë dhëmbët dhe kockat. Amino-acidet që gjenden tek vezët besohet se lehtësojnë stresin dhe ankthin.