E dhimbshme, vajza siriane përlotet teksa këndon për atdheun e saj (Video)

Vogëlushja siriane përlotet teksa i këndon atdheut të saj në audicionet e The Voice Kids & Middle East Broadcasting Center.

Bota

16/12/2016 16:48

“Qielli ynë po ëndërron, po pyet për ditët…”, ishin vargjet të cilat po i këndonte vajza siriane, në momentet që shpërtheu në lotë, shkruan lajmi.net.

Njëra anëtare e jurisë u ngrit menjëherë për t’i ndihmuar në këndim dhe për t’i dhënë kurajo vajzës së vogël, ndërkaq dy anëtarët e tjerë shtypën butonat për ta kërkuar vajzën në ekipin e tyre.

“Na ktheni FËMIJËRINË”, është njëra ndër frazat që këndohet nga vogëlushja, e që i dedikohet fëmijëve sirianë që nuk përjetuan asnjë ditë prej fëmije, nga tmerri që po përjetohej.

Shikojeni videon sa emocion dhe dhembshuri përcjell vogëlushja në The Voice… /Lajmi.net/