E dhimbshme, ja si duket ‘Zizi’, tani transferohet në Turqi (FOTO)

Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu kështu duket pas 47 ditëve në spital. Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, shihet në dy foto të ilustruara nga djali i tij, Mentori.

Sport

25/07/2016 12:06

‘Zizi’ shihet se sa ka humbur peshë dhe shihet një foto e mëhershme dhe tani aktualja.

E dhimbshme apo jo, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos dhe sportisti i Shekullit, ndryshe kryetar i KBO Prishtina, transferohet në Turqi.

“Ka dy muaj i padiagnostifikuar në spitalin infektiv në Prishtine, duke ju kërkuar gjithmonë një përgjigje mjekëve dhe duke ju lutur të na tregojnë se a janë në gjendje me shëruar a jo apo ta dërgojmë diku jashtë, gjithmonë me fjalën mirë është, ne e kemi në dorë. Dhe ja si duket Aziz Salihu… Me shpresën për një mundësi të dytë për shërim, sot transferohet në Turqi…Me ndihmën e Zotit lutemi të shërohet sa ma shpejt”, shkruan djali i tij, Mentori.