E dhimbshme: Djali që u gjuajt më bombë vdesë duke lutur prindërit “Mos më varrosni ju lutem” (Video+18)

Një djalë gjashtë vjeçar nga Jemeni i cili u prek nga predhat e një bombe në Arabi ka ndërruar jetë pas një beteje të ashpër për mbijetesë.

Bota

21/10/2015 12:16

Momenti kur mjeket shëronin plagët e djalit Fareed Shawky janë shpërndarë online, moment ky shumë prekës kur ai luste familjarët e tij dhe mjekët “ Ju lutem mos më varrosni, mos më varrosni mua”.

Në video shihet se si mjekët i thonin atij se do të bëhej mirë, por ai tashmë ka ndërruar jetë pas një sulmi që ndodhi në vendin e tij të lindjes në Taiz, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Fëmija është në mesin e 5 mijë fëmijëve të tjerë që kanë vdekur që kur Arabaia Saudite filloi bombardimin në Jemen në muajin mars./lajmi.net.

YouTube player