E dhimbshme, deputeti i ndjerë i LSI-së, dy vite më parë humbi edhe gruan

Politika shqiptare është në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli. Deputeti ka ndërruar jetë në një spital në Itali ku po kurohej pas një sëmundje të rëndë.

Lajme

26/05/2017 22:40

Prej muajit mars, Kadeli ndërpreu aktivitetet politike pasi sëmundja iu përkeqësua. Deputeti vuan nga ‘Pankreati Akut’ dhe në gjendje të rëndë shëndetësore u dërgua për kurim në shtetin fqinj.

Askush nuk e mendoi se sëmundja do e mposhte. Kadeli madje ishte programuar i dyti në listat e kandidatëve për deputetë të LSI për qarkun e Lezhës.

Para dy vitesh, Gjovalini humbi të shoqen, 4 fëmijë jetimë.

Nuk paska qenë e thënë që familja Kadeli të gjente qetësi. 4 fëmijët mbesin jetimë, humbin prindërit brenda dy vitesh. Në vitin 2015, Gjovalin Kadeli humbi të shoqen , e cila u nda nga jeta në moshë të re pas një sëmundje të rëndë. Por e keqja nuk mbaroi aty. Sot, vdekja mori dhe babain në moshën 53-vjeçare./albeu