E dhimbshme! Aktorja e njohur zbulon se vuan nga skleroza multiple

Aktorja Selma Blair ka zbuluar sëmundjen e saj dhe të gjithë adhuruesit i ka bërë të ndihen keq.

ShowBiz

21/10/2018 21:28

Aktorja e njohur e Hollivudit, Selma Blair njoftoi sot se ishte diagnostikuar me sklerozë multiple.

“Kam sklerozë multiple… Jam bërë e paaftë… Kujtesa ime është e mjegullt… “, shkruan Blair në Instagram.

Aktorja 46-vjeçare shton se ishte diagnostikuar në gusht nga neurologu Jason Berkley.

“Kisha simptoma prej vitesh, por nuk i kisha marrë seriozisht… Kjo ndoshta edhe para 15 vitesh”, thekson Blair.

Skleroza multiple është një sëmundje kronike që prek sistemin nervor qendror dhe për të nuk ka një kurë të njohur, përcjell Atsh.

Blair ka shkëlqyer në filmat “Cruel Intentions,” “Legally Blonde” dhe “Hellboy”.