E detyroi nënën ta shes shtëpinë, pastaj e dëboi

Është arrestuar një person për kanosje dhe dhunë familjare.

Lajme

21/09/2017 11:26

Një femër nga Prishtina ka raportuar në Polici se ne vazhdimësi është kanosur nga djali i saj i dyshuari, i cili e ka detyruar viktimën që ta shesë shtëpinë e saj dhe pastaj të njëjtën e ka dëbuar nga shtëpia.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar për “kanosje-dhunë familjare”. /Lajmi.net/