E dërgon robotin që të presë në radhë për të për iPhone 6S (Video)

Pritja në radhë për të marrë modelet e reja sa herë që Apple i nxjerrë ato tashmë është bërë një traditë në shumë vende të botës.

Fun

24/09/2015 14:01

Por, një përdoruese e iPhone ka dalë me një ide gjeniale për t’i ikur radhës dhe për të mos pritur në radhë si të tjerët.

Lucy Kelly nga Sidnei, Australi huazoi një robot të realitetit virtual apo ‘teleprezent’ nga agjencia ku punonte dhe e dërgoi atë që të presë në radhë për të, transmeton lajmi.net.

“Ne i përdorim ata për çdo gjë, jo vetëm për të treguar teknologjinë e re. Është një demonstrim i mirë për të treguar se si do të jetë e ardhmja e teknologjisë,” tha ajo për Mashable.

Roboti, i quajtur gjithashtu Lucy, arriti në ora 5 të mëngjesit në dyqanin e Apple në Sidnei dhe zuri vendin e katërt në radhë. (lajmi.net)

lucy3lucy