E dërgon celularin e tij në stratosferë (Video)

Ai ndërtoi një biçikletë me rrota akulli. Ai krijoi një kostum metalik që mund të përballojë fishekzjarrët. Shikojeni se çfarë ka bërë ky shpikës amator i quajtur Colin Furze!

Fun

30/12/2014 08:32

Ai dërgoi 12 balona në ajër, secila duke mbajtur dy deri në katër celularë HTC, të cilët ishin vendosur për të incizuar gjithë eksperiencën atje lartë.

Celularët së bashku me balonat arritën një lartësi prej 100,000 metrave, sipas Furze. Kjo do të thotë se ata ia dolën të shkojnë në stratosferën e Tokës, apo në shtresën e dytë të atmosferës, transmeton Lajmi.net.

Pra ky mund të jetë edhe celulari i parë që merr pamje nga një lartësi prej 100,000 metrave.

Ai i dërgoi celularët të vendosur në disa kuti të projektuara posaçërisht për këtë udhëtim, në mënyrë që ata të mund t’i mbijetojnë temperaturave të ulëta.

Më pas, celularët u kthyen në Tokë. Videoja pretendon se të gjithë celularët i mbijetuan udhëtimit.

Ka një përparësi në këtë video, gjithashtu. Gjatë rrugëtimit, Furze lansoi edhe disa fishekzjarre mbi retë – diku rreth 20,000 metra mbi Tokë, transmeton Lajmi.net.

Ai thotë se e bëri këtë vetëm për tu argëtuar, por tani ai fiton mjaftueshëm nga YouTube sa për të financuar projekte të tjera të një lloji tjetër.