E dënojnë menaxherin, ja si e shikon ai takimin (Video)

Menaxheri i skuadrës së Ligës së tretë të Turqisë, Corum Belediyespor, ka gjetur një mënyrë shumë interesante për të shikuar ndeshjen e skuadrës së tij, pasi e kishte të ndaluar që ta shikonte brenda stadiumit.

Sport

16/05/2015 22:05

Një menaxher në Turqi, në pamundësi për të ndjekur nga afër skuadrën e tij, pasi që ishte në vuajtje të suspendimit prej 258 ditëve, ka gjetur një mënyrë tjetër për ta bërë një gjë të tillë.

Menaxheri ka paguar një mekanik me vinç, i cili ia mundësoi ta shikonte ndeshjen nga pjesa e jashtme e stadiumit.

Për më shumë shikojeni videon, dhe binduni për një gjë të tillë.

YouTube player