E dëbojnë nga shtëpia, do jetojnë refugjatë aty

Një 56-vjeçare gjermane do të dëbohet nga shtëpia e saj, për shkak se aty do vendosen emigrantët. Është rasti i Gabrielle Keller, e cila jeton aty prej 23 vitesh, dhe lajmi për dëbimin nga shtëpia ka bërë shumë bujë në mediet europiane.

Fun

02/10/2015 08:59

Keller tha se është skandal që të nxjerrësh nga shtëpia një qiramarrës. Ndërkohë, autoritetet i kanë lënë kohë deri në fund të vitit për të lëshuar shtëpinë në qytetin Eschbash.

Kryebashkiaku Mario Schlafke tha se nuk kanë zgjedhje tjetër. Ky lajm vjen pak ditë pasi një infermiere u nxor nga shtëpia e saj, ku jetonte prej 16 vitesh, për të njëjtat arsye. Bettina Halbey tha se ka mbetur e shokuar.

Sipas “Daily Mail”, Gjermania ka nisur të përkthejë dhe printojë nenet kryesore të Kushtetutës në arabisht, për të ndihmuar refugjatët që të njohin të drejtat e tyre bazike.