E dashura turke e Mesut Ozil i bën atij dedikim romantik

Amine Gulse dhe Mesut Ozil prej kohësh kanë bërë publike lidhjen e tyre.

ShowBiz

14/10/2018 12:42

Dyshja janë bashkë në pothuasje çdo vend, kurse Amine është shumë shpesh e pranishme në stadiumet ku luan i dashuri i saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, aktorja turke ka publikuar një fotografi përkrah tij, shkrepur nga pushimet, kurse i dedikoi atij disa fjalë plot dashuri.

“Dashuria e jetës time”, ka qenë mbishkrimi që Amine i la fotos me futbollistin Mesut Ozil.

Kujtojmë që krahas sukseseve të Ozil si futbollist, e dashura e tij është emër shumë i kërkuar në kinematografinë turke. /Lajmi.net/