E dashura ‘sekrete’ shoqëroi Ledrin në dasmën e Gjikos dhe Elitës?

Në mesin e shumë të ftuarve në dasmën e Elita Rudit dhe Gjikos ishte edhe Ledri Vula.

ShowBiz

22/09/2018 23:20

Reperi u tha se në dasmë kishte shkuar i vetëm, por duket se e vërteta qëndron ndryshe, shkruan lajmi.net.

Në disa imazhe që qarkulluan në rrjete sociale, Sara Hoxha e cila thuhet se është e dashura e Ledrit shihet në dasmë.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk kanë pranuar publikisht lidhjen, Ledri në shumë evente të ngjashme është parë të jetë i shoqëruar me Sarën.

Në imazhet e mëposhtme, ajo shihet në shoqëri të grimeres Sellma Kasumoviq. /Lajmi.net/