E dashura juaj ka këtë shenjë në Horoskop, ja çfarë t’i dhuroni për Valentin – Lajmi.net
E dashura juaj ka këtë shenjë në Horoskop, ja çfarë t’i dhuroni për Valentin
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 15:39, 14 February 2017
Askush nuk kërkon asgje veç dashurisë, ditën e Shën Valentinit, por t’i shkosh të dashurës pa një dhuratë duhet të kesh shumë guxim.

Përtej shakasë të zgjedhësh dhuratën ideale për të dashurën e zemrës mund të mos jetë e lehtë por yjet ju vijnë në ndihmë.

Dashi: Një udhëtim (qoftë edhe një ditor).

Si një shenjë zjarri, dashi është shumë aventurier dhe me një dhuratë të paparashikueshme nuk do të dështoni kurrë.

Demi: Verë, parfum.

Demi është një shenjë e sofistikuar që pëlqen gjërat luksoze. Një parfum apo një verë e mirë do të ishin dhurata ideale.

Binjakët: Bileta koncerti.

Kjo shenjë është shumë miqësore dhe gazmore dhe më mirë se një biletë koncerti nuk do të gjenit asgjë.

Gaforrja : Një fotografi në kornizë.

Kjo shenjë njihet si romantike, ndaj një dhuratë e tillë do t’jua bënte shumë qefin.

Luani: Bizhuteri të çmuara !

Luanët janë paksa materialist ndaj duan s’duan do e shohin çmimin me bisht të syrit.

Virgjëresha është një shenjë mjaft praktike ndaj nuk keni pse të mundoheni shumë. Dhurojini një kupon dhe jeni në rregull.

Peshoret janë mjaft romantikë dhe më shumë se dhuratën do të vlerësojnë gjestin. Një tufë me lule do t’i kënaqte pa masë.

Akrepi njihet si shenja më erotike e zodiakut. Të brendshme seksi apo një palë syze po ashtu seksi e të shtrenjta do të vlerësoheshin shumë nga një akrep.

Shigjetari është shenja e udhëtimeve dhe nëse një udhëtim nuk e përballoni dot, blijini aksesorë që lidhen me qytete të ndryshme të botës.

Bricjapi vlerëson gjërat e personalizuar vetëm për ta ! Nëse nuk godisni me dhuratën, nuk e keni mirë me një bricjap.

Ujori do të kënaqet nëse i dhuroni diçka që ka të bëjë me teknologjinë.

Peshqit janë tejet romantikë dhe spirituozë. Dhurojani një pako me qirinj aromatikë.

Fjalët kyçe: Horoskopi, Shën Valentin

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Supercar Showdown
  • Play Stealth Sniper
  • Play 8 Ball Pool