E dashura e tij festoi ditëlindjen, Mesut Ozil i bën surprizën më të bukur

Vitin e kaluar aktorja e njohur turke, Amine Gulse dhe futbollisti, Mesut Ozil kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

ShowBiz

01/05/2018 08:32

Janë shumë të shpeshta dedikimet që çifti i bëjnë njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, aktorja është e pranishme në pothuajse çdo ndeshje futbollistike ku luan i dashuri i saj, duke i dhënë përkrahje nga afër.

Dje, Amine ka festuar ditëlindjen, e padyshim që Mesut ishte kujdesur për ta befasuar atë në mënyrën më të mirë.

Për ditëlindjen e 25-të të saj, Mesut kishte dekoruar shtëpinë me petale trëndafilash, balona, qirinj dhe tortën e ditëlindjes.

“Falënderoj shumë të dashurin tim për surprizën e bukur që ma bëri ditën e djeshme, të dua shumë.” ka shkruar ndër të tjera aktorja. /Lajmi.net/