E dashura e theri 13 herë me thikë, ai në gjykatë mori vendimin që i “shokoi” të gjithë

Një rast i pazakontë është zhvilluar përgjatë një seance gjyqësore në njërën nga gjykatat ruse, i cili mori vëmendje mediatike në rajon dhe më gjerë.

Fun

15/01/2019 17:14

Një person, i identifikuar si Shakur, i therur 13 herë me thikë nga e dashura e tij, propozoi martesë së njëjtës në gjykatë ruse, përderisa ajo po gjykohej për tentim vrasje dhe e luste gjykatësin që mos të burgosej, transmeton lajmi.net.

Ai kërkoi nga gjykatësi që ta falë vajzën për krimin e kryer, duke thënë se kanë planifikuar martesë.

Si pasojë, gjykatësi e ka shtyrë marrjen e vendimit në një seancë tjetër gjyqësore.

Sidoqoftë, prokurori i rastit ka komentuar për ngjarjen, duke thënë se ai i ka mbijetuar therjeve vetëm për faktin se ka arritur të ikë nga skena e krimit.

Prokurori ka kërkuar që e dyshuara të dënohet me 6 vite burg. /Lajmi.net/