E dashura e Suarezit publikon foto nudo në Instagram

E dashura e përforcimit të ri të Watfordit, Mario Suarez, ka publikuar një fotografi ku shihet komplet e zhveshur.

Sport

19/02/2016 09:14

E dashura e mesfushorit të Watfordit, Mario Suarez, ka vendosur t’u bëjë një dhuratë 200 mijë ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram.

Dhe, Malena Costa e ka bërë këtë duke publikuar një fotografi ku shihet komplet e zhveshur, përcjell “Lajmi.net”.

Suarez, ish futbollist i Atletico Madridit dhe Fiorentinës, është duke e shijuar Premierligën.

Por, atëherë kur rezultatet në fushë nuk janë të mira, është Costa ajo që e ngushëllon.