E çuditshme: Takohen rastësisht të panjohurat me dukje identike (Video)

Në Bremen të Gjermanisë, janë takuar dy studente të panjohura, por që ngjasojnë si të jenë binjake identike.

Fun

25/10/2015 21:07

Ciara Muprhy dhe Cordelia Roberts, të dyja identike nga Britania e Madhe, janë bërë pjesë e një programi të shkëmbimit të studentëve.

Si studente të zakonshme në një vend të huaj, atyre u ka ndodhur diçka që jo shumëkush e ka përjetuar.

Ato janë takuar mes vete, duke parë se sa të njëjta janë. Megjithëse nuk kanë asnjë lidhje familjare, çuditërisht dukja e tyre është e njëjtë.

Prej se kanë gjetur sozinë e njëra-tjetrës, ato janë bërë të pandashme dhe po ia kalojnë shumë mirë.

YouTube player