E çuditshme: Shikoni si qëndron në ajër një vajzë e vogël (Video)

Një vajzë e vogël shihet duke qëndruar në ajër, në Rusi në një pyll të mbuluar me dëborë.

Fun

31/05/2016 08:05

Një burrë teksa kishte dalë me qenin e tij të quajtur Tarzan për një shëtitje, tmerrohet kur sheh diçka të pazakontë, transmeton lajmi.net.

Ai me të parë këtë edhe e filmon, por sipas tij vajza e vogël ishte e pushtuar prej shpirtrave.

Vajza e vogël e veshur me një xhaketë ngjyrë të kuqe, shihet duke lundruar në ajër, ndërsa në tokë është një tjetër person me xhaketë ngjyrë portokalli.

Në një moment kur qeni fillon të lehë,  vazja fillon të dridhet, lëshohet në tokë dhe pa shikuar fare mbrapa largohen me shpejtësi.

Dyshohet se dyshja e çuditshme ishin në momentet paranormale, dhe sipas njerëzve tjerë që panë këtë video mendohet se vajza ishte e pushtua nga ndonjë shpirt. /lajmi.net