E çuditshme: Reali ‘feston’ fitoren e Barcelonës në ‘Wembley’

Barcelona ka shënuar edhe fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/10/2018 09:57

Katalanët janë rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Angli, ku kanë mundur në ‘Wembley’ skuadrën e Tottenham me rezultat 2:4, falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Lionel Messit, që realizoi dy herë.

Kësaj fitore të Barcelonës, duket e çuditshme por edhe e arsyeshme, i është gëzuar edhe Real Madrid, shkruan ‘MundoDeportivo’, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas kësaj medie, Real Madrid  do të kërkojë përforcime të mëdha në afatin kalimtar të janarit, pas startit të dobët të sezonit.

Një dështim i Tottenhamit për të kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, do të bënte që Real Madrid të kishte më të lehtë rrugën për të bindur Harry Kane për t’u transferuar në ‘Santiago Bernabeu’.

Pas dy ndeshjeve të para, Tottenham nuk numëron asnjë pikë në Ligën e Kampionëve pas humbjes nga Inter (2:1) dhe Barcelona (2:4)./Lajmi.net/