E çuditshme, peshkatari zë një peshk me këmbë (VIDEO)

Askush nuk është i sigurt se çfarë mund të jetë ky peshk i çuditshëm, i cili u kap nga një peshkatar në Tajlandë.

Fun

27/02/2016 21:51

Krijesa e çuditshme, e cila është incizuar me kamerë dhe më pas është postuar online, është bërë hit në rrjetet sociale dhe njerëzit po debatojnë se çfarë mund të jetë ajo.

Një nga mendimet më të popullarizuara është se kjo krijesë mund të jetë një lloj peshku lakuriq i lumit, një specie e cila zakonisht do të mund të gjendej në ujëra të ngrohta, transmeton Gazeta Express.

Por, shumica e njerëzve nuk e njohin këtë lloj peshku, dhe janë habitur kur e kanë parë atë në këtë video.