E çuditshme: Një copë betoni bie papritur nga lart në mes të autostradës

Vetëm për një “fije floku” u shmang tragjedia.

Fun

25/04/2018 00:20

Videoja e mësposhtme është filmuar në një autostradë në Tajlandë, në Pathum Thani.

Në të shfaqen momentet e frikshme kur papritur mbi autostradën e ngarkuar nga qarkullimi i mjeteve përplaset me forcë një masiv betoni.

Automjetet shpëtuan për mrekulli nga përplasja që nëse do kishte ndodhur do kishte shkaktuar tragjedi.

Copa e madhe e betonit përfundoi në autostradë pas shembjes së një fabrike aty pranë përmes një shpërthimi të kontrollluar me lëndë plasëse.

Por siç edhe duket, jo gjithçka shkoi sipas planit, pasi për pak sa nuk u morën jetë njerëzish./a.m./noa.al/