E çuditshme: Mkhitaryan do të luajë me dy numra të ndryshëm te Arsenali

Klubi ka konfirmuar që Mkhitaryan do të bartë numrin 7 në ndeshjet e Premierligës, ndërsa do të ketë një numër tjetër në Europa League, pasi që me numrin 7 ishte regjistruar Alexis Sanchez.

Sport

23/01/2018 18:35

Henrikh Mkhitaryan është prezantuar me fanellën numër 7 te Arsenali

Mirëpo, ai do të luajë me dy numra të ndryshëm te skuadra londineze, përcjellë “Lajmi.net”.

Klubi ka konfirmuar që Mkhitaryan do të bartë numrin 7 në ndeshjet e Premierligës, ndërsa do të ketë një numër tjetër në Europa League, pasi që me numrin 7 ishte regjistruar Alexis Sanchez.

“Henrikh Mkhitaryan do të veshë fanellën me numrin 7 në Premierligë – por do të veshë një numër tjetër në Europa League,” njofton Arsenali.

“Numri 7 është lënë i lirë nga Alexis Sanchez këtë muaj por, për shkak se sulmuesi e ka veshur gjatë fazës së grupeve në fitoren ndaj FC Koln në shtator, rregullorja e UEFA-s tregon se Mkhitaryan duhet të veshë një numër tjetër për pjesën e mbetur të Europa League”. /Lajmi.net/