E çuditshme: Malaga fiton 1 milionë euro nëse Reali fiton titullin

Barcelona i ka shpresat më të mëdha te Malaga.

Sport

30/04/2017 10:25

Në ndeshjen e fundit kampionale, Real Madridi luan në fushën e kësaj skuadre, ku katalunasit shpresojnë në fitoren e Malagas për të fituar titullin kampion.

Mirëpo, lajmet e fundit që vijnë nga Spanja nuk janë aspak të mira për Barcën, përcjellë “Lajmi.net”.

Emisioni spanjoll “El Desmarque”, ka publikuar një klauzolë shumë interesante të transferimit të Iscos nga Malaga te Real Madridi.

Aty thuhet se Reali duhet t’i paguajë një milionë euro Malagas nëse e fiton titullin kampion.

Ky lajm ka shtuar spekulimet që Malaga s’do të japë maksimumin ndaj Realit, për t’i lënë madrilienët që të fitojnë titullin kampion. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy