E çuditshme: ISIS përdor bomba prezervativë për të sulmuar avionët rusë (Video)

Terroristët e Shtetit Islamik, tashmë janë duke përdorur edhe një teknik shumë të çuditshme kundrejt sulmeve të Rusisë.

Bota

22/10/2015 11:09

Ata kanë vënë në funksion bombat në formën e prezervativëve, për t’i bombarduar avionët e Vladimir Putin.

Në videon e filmuar, shihen militant të ISIS-it teksa bëjnë hedhjen në erë të bombave ku i kanë bashkangjitur eksplozivë në skajet e tyre.

Kontraceptivët u lëshuan në qiell me shpresën se do të sulmojnë bombarduesit e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, shkruan Dailystar.

Rusia ka bërë sulme vdekjeprurëse kohëve të fundit kundrejt ISIS-it saqë ata janë duke provuar metoda më të sigurta për të sulmuar.

Kuptohet se bombat profilaktike shumë të rrezikshme janë lëshuar në qiellin e një qytetit sirian, Idlib.