E çuditshme, foshnja që gati vdiç nga një puthje

Një nënë ka treguar se foshnja e saj ishte shumë afër vdekjes pasi që ishte prekur nga një virus vdekjeprurës që ishte shkaktuar nga një infektim i ftohtë.

Lifestyle

12/05/2016 06:01

Lynette Clare, 35 vjeç ishte friksuar shumë kur e kishte parë vajzën e saj 5-ditëshe në atë gjendje dhe kishte menduar se ajo do të vdiste, transmeton lajmi.net

Ky është inflamacion i trurit i shkaktuar nga një infektim i ftohtë, po i njejti me të cilin duhet të ketë qenë i infektuar dikush që e ka puthur foshnjen.

“Është plotësisht e natyrshme që njerëzit duan ti puthin foshnjet e vogla që t’u japin dashuri, dhe kjo nuk ka ndodhur me qëllim”, është shprehur Clare nëna e foshnjes.

“Kur unë e kuptova se për çfarë bëhej fjalë, për një moment mbeta e shtangur duke menduar se si një gjë e tillë që askush nuk merret shumë me të dhe shumë pak njerëzit janë të informuar, mund të shkaktoj vdekjen e dikujt”, ka shtuar ajo.

Chloe, tani 3 vjeçe është në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse ishte diagnostifikuar me ‘mikrocefalia’ që ishtë me rritje jo-normale të kokës, zakonisht e lidhur me virusin Zika, por tani ajo është mirë edhe pse ka disa pengesa të vogla me të folurit dhe zhvillimin.

Clare tashmë është duke e bërë një fushatë vetëdijësimi me mikun e saj Henderson për të informuar më shumë prindërit për rrezikun që ky virus paraqet për fëmijët e posalindur./lajmi.net

1 12

340839FF00000578-3584637-image-m-43_1462970629400 3408415A00000578-0-image-a-33_1462967659505 3408410000000578-3584637-Lynette_Clare_35_was_told_five_day_old_daughter_Chloe_Clare_migh-m-41_1462970574216