E çuditshme çfarë është duke ndodhur me Mascheranon

Kjo ndodh për herë të parë me Javier Alejandro Mascheranon.

Sport

16/09/2017 12:52

Javier Mascherano është duke kaluar një situatë të pazakonshme te skuadra e Barcelonës.

Mbrojtësi argjentinas ka tri ndeshje të njëpasnjëshme që gjendet në bankën e rezervistëve pa luajtur për asnjë minutë të vetme, shkruan “Mundo Deportivo”.

Kjo ndodh për herë të parë për Mascheranon prej transferimit të tij te Barcelona në vitin 2010, përcjell “lajmi.net”.

Ai nuk zë vend në ekipin e parë edhe pse nuk vuan nga ndonjë lëndim. /Lajmi.net/