E çuditshme arsyeja e vdekjes së Davide Astorit

Antonio de Nicolo, kryeprokurori i Udines, ka folur për ndarjen nga jeta të Davide Astori-t, kapiteni 31-vjeçar i Fiorentina-s:

Sport

04/03/2018 19:20

“Ideja është se lojtari ka vdekur nga një arrest kardiak që ka ardhur për shkaqe natyrore. Është e çuditshme që një gjë e tillë t’i ndodhë një profesionisti, i cili monitorohet çdo ditë, pa asnjë shenjë paralajmëruese”.

Lojtari, lindur më 7 janar të 1987-ës, ishte kapiteni i Fiorentina-s dhe ishte pjesë e kombëtares së Italisë.

Skuadra vjollcë duhej të luante sot në fushën e Udinese, por të gjitha ndeshjet e javës së 27-të janë shtyrë për një datë tjetër, që nuk është përcaktuar akoma.