E buzëqeshur dhe joshëse, Kida shfaqet nga ky vend

Momentalisht është në Turqi.

ShowBiz

19/02/2019 23:53

Orhidea Latifi apo siç njihet për publikun Kida është në Turqi dhe siç shihet ky vend është i preferuari i saj pasi e frekuenton shpesh, shkruan lajmi.net.

Ajo ka hedhur një imazh në InstaStory gjersa shfaqet para pasqyrës duke buzëqeshur dhe zbulon më shumë se ç’duhet nga fiziku i saj.

Nuk dihet nëse Kida atje është për xhirime të klipit të ri por ajo di gjithnjë të rrëmbejë vëmendjen e publikut.

Ndër të tjera, Kida u largua nga “On Records” dhe tashmë është duke punuar me kompaninë e madhe “AVD Digital”. /Lajmi.net/