E bukur kjo: Për largimin e Tottit po “qajnë” edhe rivalët e mëdhenj (FOTO)

Francesco Totti një ditë më parë zhvilloi ndeshjen e fundit me Romën, skuadrën e zemrës së tij.

Sport

29/05/2017 20:32

Largimi i tij nga Roma, do të kujtohet si një nga lamtumirat më emocionuese në futboll.

Rreth 70 mijë tifozë të pranishëm në stadium, nuk kanë mundur të mbajnë lotët për ikonën e klubit të tyre.

Largimin e Tottit më së miri e ka paraqitur në karikaturë ‘Eurosport’, ku edhe rivalët e tij, si Juventus, Milan, Inter e Lazio, shfaqen të pikëlluar./Lajmi.net/