E bukur, e famshme por e rraskapitur! (FOTO)

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez, shpesh ka mbetur e rraskapitur nga jeta e saj hektike në qendër të vëmendjes.

ShowBiz

27/02/2016 08:45

Bukuroshja 46-vjeçare momentalisht po punon në tri projekte të mëdha, në rezidencën e saj të re në Las Vegas ku do të mbajë koncerte, dramën televizive ‘All I Have’ dhe pjesën si anëtare e jurisë në garën për talente të reja ‘American Idol’, dhe përderisa shumica mendojnë se jeta e saj është madhështore, Jennifer e pranon se nganjëherë tmerrohet që të zgjohet dhe të shkojë në punë.

“Ka momente kur vërtet është fizikisht dhe psikikisht rraskapitëse, por kjo është pjesë e kësaj pune”, ka deklaruar ajo për tabloidin “The Mirror”.

“E di se jam e bukur dhe e suksesshme, por vërtet jam e rraskapitur. Secila skenë në koncertet e mia, bart shumë peshë. Kjo të rraskapit. Kthehem në shtëpi në fund të ditës dhe pastaj mendoj në vete: ‘oh, më duhet sërish të zgjohem nesër? Kjo është çmenduri’. Por kështu e ka kjo punë”, ka shtuar ajo.

Jennifer është nënë e binjakëve tetë vjeç, Max dhe Emme, që i ka nga martesa e saj me këngëtarin Marc Anthony, ndërsa edhe pse e adhuron amësinë, kjo di të jetë tepër stresuese për shkak të obligimeve të shumta.

Image

“Jam nga mishi dhe eshtrat dhe nganjëherë vërtet lodhem. Secila që është nënë beqare dhe e cila punon shumë, e di këtë. Por mendoj se unë jam me më shumë fat se nënat tjera që punojnë, pasi mund të marrë fëmijët në vendet ku punoj. Nëse do të bëja një punë të thjeshtë nga ora 9 deri në orën 5, atëherë nuk do të mund t’i merrja ata në punë, prandaj unë i shoh fëmijët e mi më shumë se nënat tjera”, ka shtuar bukuroshja. Jennifer tashmë tre herë ka qenë e martuar, ndërsa momentalisht është në romancë me valltarin Casper Smart.

Edhe pse është e vetëdijshme se romancat e saj të mëhershme kanë qenë tepër të tmerrshme, por edhe përkundër kësaj, ajo nuk e përjashton edhe një tjetër martesë në të ardhmen. /Zëri