‘E bukur dhe bishë’, vjen super vetura Audi S5 Sportback (Video)

Audi tashmë ka prodhuar modelin më të ri S5 Sportback, i cili do të dal në treg në pranverën e vitit 2018.

Auto & Tek

09/05/2017 17:11

Audi S5 Sportback vjen me motor 3.0-litërsh V6 turbocharger, që prodhon 354 kuaj-fuqi. Ky model do të ketë tetë shpejtësi dhe tërheqë me të katër rrotat, transmeton Lajmi.net.

Krerët e kompanisë Audi njoftojnë se ky model arrin shpejtësinë nga 0 deri 100 kmh për 4.5 sekonda, ndërsa ka një shpejtësi maksimale prej 250 kmh.

Modeli S5 Sportback raportohet se do të ketë një çmim fillestar prej 55 mijë euro./Lajmi.net/

YouTube player