E braktisi gruan në komë, nëna e gjashtë fëmijëve bën kthimin e pabesueshëm (Foto)

 Ishte viti 2015 kur 30 vjeçarja Jennifer Flores vuajti nga një sëmundje, ku gjaku ishte i mbledhur në tru. Kur kjo grua ra në komë dhe u kuptua se burri i saj e kishte braktisur në këtë gjendje të mjerueshme, mjaftoi vetëm një grimcë kohe që ajo të kthehej në gjendje normale për hir të gjashtë fëmijëve të saj.

Lifestyle

27/09/2017 14:37

 

Djali i saj e kishte dëgjuar duke bërtitur dhe vrapoi tek ajo që ta ndihmojë. Ai e thirri ndihmën e shpejtë dhe gruaja u dërgua në spital, ku menjëherë ra në komë për plot dy javë, transmeton lajmi.net

Gjatë kësaj periudhe, gjashtë fëmijët e saj ishin të brengosur për gjendjen e nënës së tyre derisa mjekët nuk ishin të sigurt se çfarë do të ndodhte me të. Për fat të mirë, ajo u zgjua nga koma pa pasojë humbje të kujtesës, por gjendja e saj ishte ende në rrezik.

Ajo ishte e dobët për të lëvizur siç dëshironte. Në fakt, mjekët i thanë asaj se do të ishte shumë e vështirë që ajo të ishte në gjendje për t’u kujdesur për fëmijët e saj. Kjo ia theu zemrën.

Por ajo çfarë ishte shtysë për t’u bërë më mirë ishte braktisja e burrit të saj mu në mes të shërimit. Ajo tentoi të shërohej me të gjitha forcat e saj, për hir të fëmijëve të saj.

Pas një viti procedurash e terapive të shtrenjta, ajo u shërua plotësisht.

Ajo tani ka një punë dhe jeton e lumtur me të gjashtë fëmijët e saj. /Lajmi.net/