E braktis i fejuari 3 ditë para dasmës, ajo që bën kjo femër të lë pa fjalë

Carly Akers është një vajzë 30- vjeçare angleze e cila jeton në Kent. Për nëntë vite me radhë ishte e fejuar me Shaun, njeriun me të cilin ka dhe dy fëmijë.

Lifestyle

09/07/2017 13:09

Në muajin prill ata do të martoheshin, duke kurorëzuar gjithçka. Do të merrnin pjesë në një ceremoni të dyfishtë duke qenë se edhe vëllai i Carly do të martohej, por fatkeqësisht fundi nuk ishte i lumtur.

Ajo e akuzoi të fejuarin se e kishte tradhtuar në festën e beqarisë ku ishte me 20 shokë, duke u përfshirë keq nga xhelozia. Por Shaun mohoi gjithçka nga ana e tij, por akuzoi gruan se ishte ajo që e kishte tradhtuar para disa vitesh.

Kështu çifti vendosi të ndahej vetëm tre ditë para dasmës. Por Carly nuk e anuloi ceremoninë, duke besuar deri në minutën e fundit se Shaun do të paraqitej… por e gjeti veten duke kaluar e vetme me fustanin e bardhë në kishë.

Miqtë dhe të afërmit, menduan se ishte një shaka e çiftit, por në fund u detyruan të pranojnë të vërtetën.

“Nuk e di nëse do e kalojë ndonjëherë faktin që më braktisën në altar. Martesa duhet të jetë dita më e bukur e jetës së një femër, por për mua ishte më e tmerrshmja”, thotë 30- vjeçarja. Ajo qau për ditë të tëra, por momenti më i keq me të cilin u përball ishte kur u tha të bijave se babai nuk do jetonte më me to.