E blen telefonin e ri, por turpërohet nga fotografitë që gjen aty

Lynn Conlin nga Britania e Madhe e ka kthyer menjëherë në dyqan një iPhone 5s, meqë përmbante fotografi që shfaqnin një burrë lakuriq.

Fun

22/10/2018 13:18

Gruaja 46-vjeçare ka mbetur e turpëruar, kur në ekranin e telefonit të mençur janë shfaqur pamjet e papërshtatshme, derisa kishte pranë bashkëshortin dhe të bijën.

Madje, ky nuk ishte një telefon i përdorur, por i ri që është nxjerrë nga kutia.

Blerësja e pakënaqur me telefonin e ri, që përmbante fotografi të turpshme
“Sapo u kyqa në iCloud, mu shfaqen 12 fotografi të këtij njeriu që tregonte organin gjenital. Nuk mund ta mbaja pajisjen që e bleva për të re, ndërsa është përplot material të turpshëm”, është shprehur Conlin lidhur me rastin.

Në këmbim të këtij iPhone ajo ka marrë një tjetër, derisa nuk dihet se si kanë përfunduar imazhet në telefonin që pretendohej se ishte i papërdorur.