E bëri heroin, por shikoni çfarë i ndodhi pas ndeshjes Muriqit

Falë dy pritjeve të Arijanet Muriqit në serinë e penalltive, Manchester City ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Carabao Cup.

Sport

18/12/2018 23:28

Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur të mposht 1:3 në udhëtim Leicester Cityn pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa koha e rregullt e ndeshjes përfundoi barazim 1:1.

Në serinë e penalltive, Muriqi u tregua i saktë dy herë, për t’i mundësuar suksesin skuadrës së Pep Guardiolas, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, këtë fitore lojtarët e Manchester Cityt ia kanë dedikuar Muriqit, të cilin e kanë vendosur para tifozëve, për t’i marrë duartrokitjet.

“Muriqi, Muriqi”, ishin thirrjet e tifozëve të skuadrës kampione të Premierligës./Lajmi.net/